Ahmetaj në vend të Aleksit, fiksohen titullarët rrogozhinas kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 10:31

Ahmetaj në vend të Aleksit, fiksohen titullarët rrogozhinas kundër Kukësit

Egnatia mbylli dje përgatitjet për finalen e Kupës së Shqipërisë me Kukësin, që luhet sot, në orën 19:00, në “Air Albania”.

egnatia

Trajneri Edlir Tetova foli fillimisht para lojtarëve për rëndësinë e ndeshjes, duke i motivuara ata për fitimin e trofeut. I pranishëm ishte edhe presidenti Agim Demrozi, i cili shprehu bindjen se Egnatia ka për ta bërë këtë sezon të paharruar për historinë e klubit.

Të gjithë lojtarët janë gati, edhe Rama dhe Ibrahimoglu që kishin probleme fizike pas ndeshje me Tiranën. Aleksi, i ndëshkuar me karton të kuq në gjysmëfinale, është mungesa e vetme e rrogozbhinasve.

Egnatia pritet të luajë me skemën 4-3-3, me Sherrin në portë, Fangajn, Ndrecën, Xhemajlin dhe Malotën në mbrojtje, Ahmetajn, Fernandon dhe Zejnullain në mesfushë, kurse në sulm Spahiu dhe Ibrahimoglu do të mbështesin Montenegron.

YERTUU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"