Akomodohen lojtarët, hapet më në fund hoteli i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 20:06

Akomodohen lojtarët, hapet më në fund hoteli i Partizanit

I nisur në vitin 2016, hoteli i Partizanit më në fund është përfunduar dhe është vënë në funksion të lojtarëve. Që nga e shtuna, disa prej lojtarëve të kuq janë akomoduar në rezidencën e re të klubit, e ndërtuar krah stadiumit “Arena e Demave”.

PARTIZANI

Ky padyshim është një lajm shumë i rëndësishëm për mënyrën e funksionimit, por edhe uljen e shpenzimeve financiare. Deri më sot, disa nga lojtarët e kuq akomodoheshin në një hotel në zonën e Liqenit Artificial, me klubin, që ishte i detyruar të paguante. Tashmë tarifat për akomodimin thuajse zerohen.

Sakaq, pavarësisht se disa nga djemtë janë akomoduar, në hotel vijojnë punimet. Po punohet në pjesën e kuzhinës dhe në finalizimin e të gjitha dhomave. Hoteli është planifikuar që t’u shërbejë edhe lojtarëve të akademisë së kuqe, të cilët vijnë nga rrethet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"