Aktivizohet titullar në Superligën e Turqisë, Alban Bushi “harron” talentin që numëron 11 ndeshje me Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 23:29

Aktivizohet titullar në Superligën e Turqisë, Alban Bushi “harron” talentin që numëron 11 ndeshje me Shpresat

E çuditshme, por e vërtet! Edhe pse luan si titullar në Superligën e Turqisë, talenti Arda Kurtulan, nuk është ftuar nga trajneri Alban Bushi, për duelin e 15 tetorit që Kombëtarja Shpresa do të luajë ndaj Armenisë U-21. 

arda kurtulan

21-vjeçari është aktivizuar si titullar në 2 duelet e fundit me Adana Demirspor, teksa ishte protagonist edhe me asist në duelin ndaj Bodrumspor, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1. 

KURTULAN

Kurtulan, numëron plot 11 ndeshje me Kombëtaren U-21, teksa i çuditshëm është fakti se futbollisti ftohej më herët kur ishte pjesë e Ligës së Tretë turke, teksa tani që është në nivele elitare, nuk është prezent.  

Ndeshja e fundit e 21-vjeçarit me Kombëtaren Shpresa është ajo e 7 qershorit ndaj Malit të Zi, kur kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0.  

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë krisje mes lojtarit dhe stafit, apo kjo ishte një zgjedhje e trajnerit Bushi, për të mos e ftuar futbollistin që është pjesë e elitës së futbollit turk.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"