Akuzat e klubeve, Dani Olmo “ndez” Spanjën
Federimi i dy lojtarëve të Barcelonës, Dani Olmo dhe Pau Viktor falë vendimit të Qeverisë spanjolle (Këshilli i Lartë i Sporteve) vazhdon të ngjallë debate pa fund në Spanjë. Jo vetëm La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit janë kundër.
Por tashmë dhe një sërë klubesh të elitës së futbollit spanjoll kanë reaguar, duke e cilësuar prishje të konkurrencës. Atletiko e Madridit, Atletik Bilbao, Espanjoli dhe Las Palmasi kanë qenë klubet e para që kanë reaguar për vendimin e CDA-së.
Tek Atletiko flasin për një precedent shumë të rrezikshëm, pasi sipas tyre kjo hap dyert për të thyer rregullat dhe për të bërë gabime të rënda të së shkuarës. Presidenti i Bilbaos e ka etiketuar këtë situatë si groteske, ndërsa Las Palmasit dhe Malaga janë shprehur se me këtë vendim qeveria spanjolle po godasin konkurrencën.
Heshtja e varrit e Realit – Në të gjithë këtë situatë të krijuar, ajo që bën më shumë habi është qëndrimi neutral i Realit të Madridit. Klubi i bardhë nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë temë, ndërkohë që dhe trajneri Karlo Ançeloti, ndonëse i ngacmuar nga mediat ka dribluar. Kjo heshtje varri e Realit ka sjellë reagimin e presidentit të Ligës, Havier Tebas. “Ku është Real Madrid TV tani?!”, tha ai.
La Liga shkon në gjykatë – La Liga nuk ka qëndruar duarkryq dhe nuk është mjaftuar vetëm me deklarata që kundërshtojnë vendimin e qeverisë spanjolle për federimin e dy lojtarëve të Barcelonës. Ajo ka vendosur të shkojë më tej, duke iu drejtuar drejtësisë së zakonshme në përpjekje për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Lartë të Sporteve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"