Albi Doka flet si korçar: Pse më bindi Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 21:30

Albi Doka flet si korçar: Pse më bindi Skënderbeu

Skënderbeu ka bërë zyrtar edhe afrimin e fundit. Ashtu siç gazeta bëri me dije në numrin e djeshëm, Albi Doka është bashkuar me korçarët.dokaKryeqytetasi është prezantuar dje nga drejtuesit e klubit bardhekuq, të cilët e konsiderojnë një lëvizje të rëndësishme, pasi shton cilësinë në ekip. Drejtori i Skënderbeut, Ardi Gjançi, ka theksuar se bisedimet zgjatën dhe se është i lumtur që Doka në fund u vesh bardhekuq. Palët kanë firmosur një marrëveshje trevjeçare.

“Kam kënaqësinë të mbyll merkaton me një afrim të rëndësishëm, si Albi Doka. Marrëveshja u finalizua në limitet e merkatos dhe për këtë ndihemi të vlerësuar. Nuk ishte e thjeshtë, pasi Doka ka pasur edhe oferta të tjera. Fakti që zgjodhi Skënderbeun na bën të ndihemi mirë.

Mendoj se kemi bërë një merkato të mirë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Ajo që dua të theksoj është se kemi një grup të plotë lojtarësh dhe jemi këtu për të njëjtin qellim, për ta rikthyer Skënderbeun në vendin që i takon.

Kemi filluar një projekt dhe po mundohemi ta çojmë përpara me një ekip konkurrues. Besoj se do të jetë një rrugëtim i mbarë, me rezultatet që të gjithë presim. Patjetër që Doka është një vlerë e shtuar e skuadrës, do t’i japë më shumë cilësi dhe mbi të gjitha eksperiencë, pasi e njeh mirë kampionatin tonë, plus që ka edhe një përvojë të rëndësishme në Kroaci apo Hungari”, theksoi drejtori Gjançi gjatë prezantimit të mbrojtësit 27-vjeçar.

DOKA – Mbrojtësi i krahut të djathtë ka thënë fjalët e para si lojtar i Skënderbeut. Ai u shpreh se ka pasur disa oferta nga ekipe të tjera në Shqipëri dhe se priste një ofertë nga jashtë vendit, por në fund vendosi të bashkohet me korçarët.

“Këtë zgjedhje e kam bërë me dëshirë, pasi e di mjaft mirë çfarë projekti ka Skënderbeu dhe cilat janë cilësitë dhe kushtet e punës së këtij klubi. Të them të drejtën, kam pritur deri në fund, pasi qëllimi ishte një aventurë jashtë vendit, ndaj dhe bisedimet u zgjatën. Kam pasur oferta edhe nga klube të tjera, por vendosa të pranoj atë të Skënderbeut për ato që thashë më sipër. E vlerësoj këtë klub, që e shoh si trampolinë për të kaluar sërish në një kampionat të huaj.

Kjo më bindi më shumë që të pranoj të vishem bardhekuq. Ekipin e kam parë dhe mund të them se ka një grup të rëndësishëm. Më bën më shumë përshtypje familjariteti në dhomat e zhveshjes. Kjo na ndihmon për të qenë të bashkuar dhe për të dhënë më të mirën për objektivat e klubit. Kampionati do të jetë i fortë, por besoj se do të bëjmë më të mirën e mundshme ndeshje pas ndeshjeje”, tha mes të tjerash Albi Doka.

Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Ivan Gvozdenoviç që në ndeshjen e radhës kundër Teutës dhe do të mbajë fanellën me numër 22.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"