Alternativat e Juventusit, zëvendësuesit e Vlahoviçit me shifra “horror”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2024 | 11:25

Alternativat e Juventusit, zëvendësuesit e Vlahoviçit me shifra “horror”

Nuk mund të thuhet se Tiago Mota nuk po provon gjithçka në këtë situatë te Juventusi. Nga anësorët te fantazistë, nga mesfushori muskuloz te mesfushori i shkathët. Kushdo që është caktuar për të zëvendësuar Dushan Vlahoviçin, që në fillim apo gjatë ndeshjes, nuk ka mundur të lejë shenjë në asnjë mënyrë.

ismajli vlahovic

Pa mundur dot madje as të godasë një herë drejt portës. Dhe ky është një fakt shqetësues, që shkon përtej rrethanave të vështira që kanë të bëjnë me mungesat e shumta që trajneri bardhezi i është dashur të përballet prej javësh. Në vend të sulmuesit serb u eksperimentuan zgjidhje të ndryshme. Niko Gonzalez luajti 7 minuta kundër Romës si qendër sulmues, Ueah pati tri raste si sulmues i parë me Napolin në 45 minuta lojë, me Torinon për 17 minuta dhe Aston Vilën për 90 minuta.

Mbangula luajti 13 minuta kundër Interit, Jildiz 19 kundër Udinezes, ndërsa 90 minuta për Mekenin dhe Kopmeinersin kundër Milanit. Të gjithë këta lojtarë kanë të përbashkët. Zero goditje në portë. Por çfarë mund të bëjë Tiago Mota në këtë situatë? Juventusi ka një problem që ende nuk po zgjidhet. “Zonja” nuk ka shënuar dot asnjë gol pa Vlahoviçin. Dy ndeshjet e fundit kanë përfunduar në barazim pa gola, respektivisht ndaj Milanit dhe Aston Vilës.

E përbashkëta e të dyja ndeshjeve për Juventusin është se nuk ka lejuar të thyhet në mbrojtje, por sa i përket sulmit, nuk ka ditur si të rrezikojë. Madje, në të dyja ndeshjet të krijohet ideja se Juventusi nuk mund të shënonte edhe sikur ndeshje të ishte më e gjatë se 90 minuta. Ky është një problem që Mota ende nuk po e zgjidh dot dhe në rast se Vlahoviç nuk është as ndaj Leçes, a do të mundet dot “Zonja” të zhbllokojë rezultatin?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"