Alvaro Morata nuk gjen qetësi, debat me kryebashkiakun interist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 15:30

Alvaro Morata nuk gjen qetësi, debat me kryebashkiakun interist

Marko Balarini, kryebashkiaku i qytetit Korbetës, në zonën metropolitane të Milanos, njoftoi – me një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin e njohur social ‘Instagram’ – ardhjen e Alvaro Moratës mes banorëve të qytezës që drejtor. Spanjolli po përfundon shkresat për transferimin zyrtar në shtëpinë e tij të re (të mrekullueshme) në qytetin tonë”, komunikoi Qytetari i Parë i Korbetës i cili “e mirëpriti Morata me kënaqësi” pavarësisht se ishte i prirur të theksonte se vetë është interist.

Alvar

Por, ja që Morata nuk e ka pritur mirë deklaratën e zotit Balarini. 31- vjeçari, i është përgjigjur politikanit milanez mëngjesin e sotëm, sërish përmes ‘Instagram’-it ku deklaroi: “I nderuar kryetar bashkie, faleminderit që keni shkelur privatësinë time. Fatmirësisht nuk kam asnjë pronë, thesari i vetëm janë fëmijët e mi, qetësia e të cilëve u është cenuar nga ju. Mendova se zona e Korbetës mund të më garantonte pak privatësi, por ja që më duhet të ndërroj shtëpinë menjëherë falë paaftësisë suaj për të përdorur mediat sociale dhe për të mbrojtur qytetarët e tuaj”.

E menjëhershme replika e kryebashkiakut që ka postuar përsëri, por këtë herë me video disa imazhe të tij duke ia bërë me dorë Moratës që me sa duket e ka lënë me kaq debatin social.

REAGIMI I VONË – Postimet i një politikani (madje edhe duke u shtirur sikur qan) kanë ngjallur reagime edhe në banorët e qytezës së vogël në periferi të Milanos e cila ka marrë një sërë ankesash për situatën dhe mënyrën se si është menaxhuar duke i dalë në krah futbollistit të Milanit. Kjo e ka detyruar Belarinin të dalë para mediave përsëri duke deklaruar: “Nuk kam folur me zotin Morata e nëse do të ndërronte shtëpi do të më vinte keq. Megjithatë, më duket një reagim paksa i ekzagjeruar që më solli shumë kritika”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"