Ambrozini: Derbi vendoset në mesfushë, Milani nuk ka hallet e Lautaros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 15:45

Ambrozini: Derbi vendoset në mesfushë, Milani nuk ka hallet e Lautaros

Masimo Ambrozini foli ekskluzivisht për “Corriere della Sera”. Duke marre shkas nga derbi i së dielës në 20:45, ish-mesfushori i Milanit ofroi analizën e tij të momentit të kuqezinjve me këshilla për të dalë nga kriza.Sa rrezikon Fonseka në rast humbjeje?

Është një mundësi për të gjithë: lojtarët, trajnerin, klubin. Ka nevojë për një sinjal që nuk është parë deri më tani. Pikërisht kur shpina është pas murit, ndonjëherë mund të gjenden energji që nuk priteshin, madje edhe mendore. Derbi është i veçantë edhe për këtë arsye. Çfarë mund t’i japë Zlatan Ibrahimoviç Milanit në këtë moment kritik? Përgjigjen duhet ta japin në fushë, lojtarët e kanë topin. Zlatan, i cili i dha trajnerit një skuadër të fortë, mund të kontribuojë me udhëheqjen e tij në përgatitjen e derbit në mënyrën më të mirë. Por topi tani është në fushën e lojtarëve

Çfarë i ka munguar Milanit deri më tani?

Ekuilibri dhe qasja. Një ide e qartë se si të sulmojë dhe mbrojë, si të qëndrojë në fushë, nga fillimi deri në minutën e 90-të. Në minutat e para kundër Liverpulit Milani tregoi se çfarë është i aftë të bëjë kur sulmon. Ekipi është ndërtuar mirë, lojtarët janë.

A është mesfusha çelësi taktik i derbit?

Më shumë se aspekti taktik, këtë herë do të ketë shumë rëndësi situata për të cilën po flisnim më parë: Milani duhet të japë një përgjigje skuadre, të jetë cinik, të ketë kompaktësi dhe sidomos i bashkuar.

Ndërkohë pikërisht në mesfushë është sekreti i vërtetë i forcës së Interit…

Pa dyshim. Përveç Çalhanoglusë do të veçoja Barelën. Ai është një lojtar i madh ndërkombëtar.

Çfarë po ndodh me Lautaron?

Nëse do të isha lojtar i Milanit, do ta shpresoja që ai të vazhdonte me problemet e deritanishme, por nuk do t’i merrja si të mirëqena. Është një lojtar që mund të ndëshkojë në çdo moment.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"