Amorim ka dhënë “OK”, Mançester Junajtid do të tentojë të blejë lojtarin që la të largohej falas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 21:06

Amorim ka dhënë “OK”, Mançester Junajtid do të tentojë të blejë lojtarin që la të largohej falas

Mançester Junajtid thuhet se është duke kërkuar të rinënshkruajë me ish-yllin e tyre të akademisë, Angel Gomez verën e ardhshme. Gomez, 24 vjeç, kaloi në radhët e Junajtid dhe u bë lojtari i katërt më i ri i të gjitha kohërave të klubit kur bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeç e 263 ditë në një ndeshje të Premier Ligës kundër Kristal Palasit në maj 2017.

asddasdasadsdsadasadssd

Ai iu bashkua “Djajve” në moshën gjashtë vjeçare, por bëri vetëm 10 paraqitje në të gjitha kompeticionet përpara se të lirohej në verën e 2020. Ai firmosi me Lilën një marrëveshje pesëvjeçare dhe është rritur shumë, ndërsa mesfushori u grumbullua në skuadrën kombëtare të Anglisë në fillim të këtij sezoni.

Kontrata e tij me skuadrën franceze skadon në fund të sezonit dhe nuk ka pasur bisedime në lidhje me një marrëveshje të re. Sipas “The Sun”, Junajtid po planifikon një transferim me parametër zero për futbollistin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i ri Ruben Amorim dhe shihet si një nga objektivat e tyre kryesore për verën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"