Amorim: Nuk jam imun nga shkarkimi, mund të ndodhë në çdo moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2024 | 16:42

Amorim: Nuk jam imun nga shkarkimi, mund të ndodhë në çdo moment

Ruben Amorim ka pranuar se edhe ai nuk është i sigurt nga shkarkimi, pavarësisht se e nisi punën si trajner i Mançester Junajtid pak më shumë se një muaj më parë. Portugezi ka humbur katër nga shtatë ndeshjet e tij të para me Junajtid, ndërsa një humbje 2-0 në “Boxing Day” ndaj Uolvesit u bë humbja e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet, duke e lënë klubin në vendin e 14-të në tabelën e Premier Ligës dhe jashtë Kupës Karabao.

dfggfdgffgddfgdfg

Amorim zëvendësoi Erik ten Hagun në stolin e “Djajve” më 11 nëntor, me Junajtidin që pagoi 11 milionë € (9.15 milionë £) për të siguruar shërbimet e tij nga Sportingu i Lisbonës. Por pas një muaji në krye, Junajtid është më pranë zonës së rënies sesa vendeve të Ligës së Kampioneve, duke shkuar në ndeshjen e tyre të fundit të një viti të turbullt 2024 kundër Njukasëllit më 30 dhjetor.

Skuadra e Amorimit do të jetë pa kapitenin Bruno Fernandes për atë ndeshje pas kartonit të kuq të “Boxing Day”. “Menaxheri i Mançester Junajtid nuk mund të jetë kurrë, pa marrë parasysh çfarë, rehat”, tha Amorim. “Dhe unë e di biznesin në të cilin jam. Nëse nuk fitojmë, pavarësisht nëse ata kanë paguar klauzolën për mua apo jo, çdo menaxher është në rrezik. Dhe mua më pëlqen kjo, sepse kjo është puna jonë. Kështu që e kuptoj pyetjen. Mund të thuash që jam këtu prej një muaji dhe kam bërë katër seanca stërvitore, por ne nuk po fitojmë. Kështu që ky është realiteti dhe unë jam mjaft rehat me këtë”.

Megjithatë, 39- vjeçari theksoi se projekti i tij afatgjatë për të kthyer timonin e Junajtid ka nevojë për kohë, por nuk mund të përcaktojë se sa kohë do të zgjasë. “Ideja kërkon kohë”, tha ai. “Unë ju thashë më parë se ky do të jetë një moment i vështirë dhe ne jemi larg fundit të këtij momenti dhe kaq. Ne duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme”.

I pyetur se sa kohë mendon se do të duhet për të lënë gjurmën e tij, Amorim tha: “Nuk e kam idenë. Asnjë ide. Në vend të kësaj, unë do të përpiqem të kuptoj sa kohë do të marrë, vetëm ditë pas dite. Duhet të përmirësohemi duke u përpjekur që të shohim videot, duke përdorur çdo minutë stërvitje dhe të përpiqemi të fitojmë disa pikë, sepse është vërtet e rëndësishme në këtë moment”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"