Amorim-Viana, tani bëjnë rivale edhe gratë/ Bashkëshortet mikesha ndajnë të njëjtin biznes
Ata ishin partnerite ti i ëndrrave te Sportingu i Lisbonës. Hugo Viana, si drejtor sportiv shiti lojtarë si Bruno Fernandesh, Pedro Porro, Zhoao Palhinja dhe Manuel Ugarte për fitime të mëdha. Ndërsa erdhën Viktor Gyokeres, Morten Hjulmand, Pedro Gonçalves dhe Fransisko Trinkao, vlera e të cilëve mundi të rritej më shumë falë zhvillimit të tyre nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Por Viana do t’i bashkohet Mançester Sitit, ku do të zëvendësojë Txiki Begiristainin që largohet nga “Etihad” sezonin e ardhshëm. Dhe si për ironi, Amorim javës tjetër do të nisë punën si trajneri i Mançester Junajtidit dhe do të rivalizojë shokun e tij të vjetër në nivel klubi. Por, nuk janë vetëm ata të dy që do të ndjejnë rivalitetin në Mançester. Në mënyrë të pabesueshme, gratë e shokëve janë shoqe të ngushta dhe drejtojnë një biznes së bashku. Marrëdhënia e Amorimit me Vianën filloi kur ata luanin së bashku. Të dy ishin bashkëlojtarë te Braga gjatë sezonit 2012-13.
Amorim dhe ish-mesfushori i Njukasëllit, Viana gjithashtu ndajnë lidhje me skuadrën e ligës së ulët Belenenses FC. Është skuadra ku trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq” nisi karrierën si lojtar, ndërsa Viana hodhi hapat e tij të parë si drejtor në klubin e Lisbonës në vitin 2017. Ishte Viana ai që kontribuoi në ngritjen e Amorimit te Sportingu. Në vitin 2020, ai kishte tashmë dy vjet në rolin e tij në Lisbonë kur punësoi Amorimin si trajner.
Viana ishte i befasuar nga sezoni i vetëm i shokut të tij te Braga, duke e çuar klubin në vendin e tretë në ligë, si dhe siguroi një triumf në kupën vendase. “Unë mendoj se një nga gjërat më të mira që bëri Viana ishte të sillte njerëzit të cilëve u beson, si Amorimi,” tha për “The Guardian” ish-bashkëlojtari i Vianës, Helder Barboza.
“Ai është një trajner i ri dhe njerëzit fillojnë të flasin shumë për paratë që shpenzojnë, por tani të gjithë flasin se ai nuk ishte një trajner i lirë, por ndoshta ai është trajneri më i mirë në Portugali për momentin dhe ai është i ri, kështu që ata janë më pranë se kurrë më parë”. Por nga një dyshe e ngushtë miqsh që miqësinë e zgjeronin deri në drekat dhe darkat e tyre familjare, prej këtij momenti e tutje njëri do të jetë i kuq dhe tjetri blu. Por me interes shihet se do të zhvillohet edhe marrëdhënia e grave të tyre pasi të bëhen komshie të zhurmshme. Le të nisë rivaliteti.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"