ANALIZA/ Besa nis presionin, vlonjatët marrin kryesimin. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 12-të në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2024 | 20:09

ANALIZA/ Besa nis presionin, vlonjatët marrin kryesimin. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 12-të në Kategorinë e Parë

Faza e dytë e Kategorisë së Parë ka nisur me rezultate interesante dhe kjo mund të quhet java e Besës. Nga tre pretendentët për ngjitjen në Superiore, vetëm të besuarit e trajnerit Mirel Josa arritën të fitojnë. Burreli po kthehet në një “mace e zezë” për Flamurtarin, ku edhe kësaj radhe vlonjatët nuk e provuan shijen e fitores ndaj matjanëve.

burreli flamurtari

Vora bëri një paraqitje zhgënjyese në Fier, ku Apolonia dominoi dhe e fitoi në shifrat 2-0. Sa i përket fundit, Erzeni mbetet ekipi i vetëm pa fitore në 12 javë dhe çdo ndeshje që kalon, vetëm sa e thellon krizën te shijakasit. Në këtë javë nuk kanë munguar as kontestimet për gjykimet. Trajneri Luga i Erzenit ia faturoi humbjen gjyqtarëve, ku sipas tij, iu mohu një penallti, si dhe iu anulua një gol i rregullt. Edhe tropojanët pretenduan për një penallti të pa dhënë ndaj Besës. Pa kontestime për gjykimin nuk kaloi as përballja në Burrel, ku vendasit u acaruan me penalltinë e akorduar për vlonjatët, që erdhi 3 minuta pas 11-metrëshit të vendësve. Flamurtari, edhe pse u frenua në Burrel në shifrat 1-1, ka marrë i vetëm kreun, duke pasur një pikë më shumë se Besa dhe Vora. Skuadra vorake bëri një nga paraqitjet më të dobëta në këtë sezon, ku Apolonia e “mori përpara” me dyshen sulmuese Maksuti-Umejiego.

Lituanezi Ruzgis i Vorës kësaj radhe nuk arriti të shënonte as me penallti dhe kjo humbje shërbeu si asist për dy rivalët. Besa fitoi në shifrat 2-1 ndaj Valbonës, por shpërdorimi i shumtë i rasteve për shënim nga të besuarit e trajnerit Josa shkaktoi acarim te tifozëria kavajase. Verdhezinjtë mund ta paguanin shtrenjtë mendjemadhësinë dhe shpërdorimin e aksioneve, pasi Valbona në disa raste i vuri në vështirësi. Lushnja e nisi fazën e dytë me autokritikën e humbjes me Valbonën në javën e 11-të, ku në shtëpi kësaj radhe mposhtën Korabin në shifrat 3-1.

Kjo humbje ka shtuar pikëpyetjet sa i përket të ardhmes së trajnerit Agim Canaj në krye të pankinës dibrane. Gjithsesi, nuk ka munguar “dëshmori” i javës, ku Pogradeci nga sot do të ketë trajner të ri. Samuel Nikaj, ndonëse i pezulluar nga Disiplina, pas humbjes 2-0 me Kastriotin dha dorëheqjen si trajner i Pogradecit. Ndërsa krutanët e trajnerit Nica me golat e Kapllanit dhe Hoxhës “blindojnë” vendin e katërt në renditje. Ardian Mema do të jetë trajneri i ri i skuadrës liqenore, i cili do të vazhdojë misionin e lënë në mes nga shkodrani Nikaj. Kukësi ka marrë një fitore me peshë në Shijak, ku falë golit të Nasir arritën që të mposhtin Erzenin dhe të rikuperojnë një vend në renditje. Ndërprerja e kampionatit për këtë fundjavë u jep mundësi stafeve teknike që të rikuperojnë ndonjë mangësi të pikasur.

 

FORMAC

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"