Analiza e javës së 7-të në Kategorinë e Parë/ Skuadra e Josës si makineri, më në fund merr pikë edhe Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 14:10

Analiza e javës së 7-të në Kategorinë e Parë/ Skuadra e Josës si makineri, më në fund merr pikë edhe Erzeni

Java e shtatë e Kategorisë së Parë është shoqëruar me disa detaje interesante, ku treshja e parë nuk njeh pengesa, ndërsa më në fund Erzeni ka marrë pikën e parë në kampionat. Në përfundim të kësaj jave është regjistruar largimi i trajnerit të radhës.

lushnja erzeni

Dorjan Bubeqi i Kastriotit ka hapur krahun pas humbjes së krutanëve në shtëpi ndaj Vorës. Mbetet vetëm konfirmimi i klubit krutan për ndryshimin në pankinë. Besa e trajnerit Mirel Josa vazhdon të mos pyes për kundërshtar apo fushë ku luan. Sipas kalendarit Besa duhet të priste Burrelin, por probleme me fushën, klubet u dakordësuan që të ndryshojnë kahun e kalendarit, ku në fazën e parë do të përballeshin në Burrel dhe në të dytën në Kavajë. Verdhezinjtë, si pritës në shtëpinë e matjanëve, fituan pastër ,3-0, ndaj Burrelit, ndonëse 45 minutat e dyta i luajtën me një lojtar më pak.

Goxhaj hapi serinë e golave, por në fund të pjesës së parë u detyrua të bëjë një faull taktik dhe u ndëshkua me karton të kuq. Kanu shënoi golin e dytë dhe në shifrat 2-0 u mbyllën 45 minutat e para. Në të tretën Gjinaj trefishoi për Besën me një gjuajtje nga distanca. Burreli vazhdon të mos jetë stabël në ecurinë e tij. Me këtë sukses besa kryeson pas shtatë javësh me 19 pikë. Flamurtari dhe Vora vazhdojnë ndjekjen e kavajasve me një pikë më pak. Skuadra e Andrea Agostinelit mori një fitore me përmbysje në Peshkopi, duke e futur Korabin në një krizë rezultatesh në shtëpi. Batha dhe një autogol i Andonit, zhvlerësuan avantazhin provizor të Korabit.

Vorës së trajnerit Arian Bellai i ka mjaftuar 6 minuta në pjesën e parë për të likuiduar Kastriotin, që në këtë takim ishte hija e vetvetes, ndonëse ishte pritës në “Redi Maloku” 24-orë pas humbjes trajneri Dorjan Bubeqi është ka shpallur “divorcin” me krutanët dhe u largua duke i uruar suksese Kastriotit. Trajneri i katërt i larguar në shtatë javë kampionat në Kategorinë e Parë. Lushnja e trajnerit Gugash Magani ka zhgënjyer në shtëpi, pasi nuk arriti që të shkonte më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Erzenit. Edhe pse me trajner provizor, Islamil Çira, shijakasit arritën që të merrnin pikën e parë në kampionat.

Kjo pikë shikohet si pikë kthese për Erzenin, pasi mundësitë për të dalë nga zona e rrezikut. Ndërsa lushnjarët me këtë barazim zhgënjyes e kanë thelluar në -10 pikë distancën me Besën e vendit të parë. Pogradeci ka bindur para tifozëve të tij me rezultat dhe lojë, ku liqenorët mundën Kukësin në shifrat 2-0. Danladi kaloi në avantazh vendasit që në minutën e tertë, ndërsa fitoren e vulosi Raza me një eurogl në pjesën e dytë. Me këtë trepikësh të besuarit e trajnerit Nikaj shkojnë në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Lushnja dhe Kukësi. Valbona-Apolonia u mbyll pa fitues, në barazim 1-1. Trajneri Sedat Pajaziti nuk po arrin që ta ndryshojë kursin, pasi në dy javë ka marrë vetëm një pikë. Valbonës po i kthehet në “makth” fusha e saj, pasi ende nuk ka arritur që marrë fitoren e parë.

FORMAC

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"