Analiza e javës së katërt/ Besës i mjafton tripleta e Mazrekajt, shtohet optimizmi në Vlorë dhe Lushnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 21:28

Analiza e javës së katërt/ Besës i mjafton tripleta e Mazrekajt, shtohet optimizmi në Vlorë dhe Lushnjë

Java katërt e Kategorisë së Parë ka konfirmuar deri diku polet e  renditjes, ashtu siç ishte parashikuar edhe para fillimit të sezonit 2024-2025. Besa, Flamurtari dhe Vora kanë qenë klubet më aktive në merkato dhe që kanë investuar më shumë dhe për këtë arsye përligjet edhe ecuria e këtyre tre klubeve në katër javët e para.apoloniaNdërsa dy skuadrat e rëna nga Superiorja dhe që u formatuan në frymën e fundit, Kukësi dhe Erzeni, mbyllin tabelën e renditjes dhe me këtë ecuri nuk e ndalin rënien e lirë nga kategoria në kategori. Lushnja dhe Burreli janë risitë e këtij fillim sezoni, pasi ecuria e tyre është komplet ndryshe nga ajo që kanë dhuruar këto dy ekipe në sezonet e fundit. Nga lufta për mbijetesë, lushnjarët dhe matjanët për momentin i bashkohen bllokut kryesor që pretendon ngjitjen në Superiore. Besa pas katër javës është i vetmi ekip që ka grumbulluar pikët e plota, madje kavajasit në katër javë e kanë mbajtur edhe portën të paprekur. Skuadra e trajnerit Mirel Josa duket se e ka gjetur mentorin e duhur për t’u kthyer në elitë pas një dekade.

Edhe ndaj Kastriotit vendosi cilësia dhe zgjuarsia e Mentor Mazrekaj, që shënoi edhe tregolëshin e tij të parë në karrierë. Tre gola për tri pikë i mjaftuan Besës për të mposhtur Kastriotin dhe për të mbetur i vetëm në krye. Flamurtari është konfirmuar si ndjekësi kryesor i kavajasve, ku të besuarit e trajnerit Andrea Agostineli fituan në shifrat 2-1 në “Kukës Arena” duke “zhytur” verilindorët e trajnerit Çela drejt fundit. Aldrit Oshafi erdhi pa shumë bujë në Vlorë gjatë merkatos së verës, por në dy javët e fundit sulmuesi beratas i ka ndihmuar kuqezinjtë për të larguar edhe presionin dhe ultimatumin e vënë nga drejtuesit. Menjëherë ka reaguar edhe Vora duke bërë autokritikën e humbjes në Vlorë, pasi në këtë javë të besuarit e trajnerit Bellai mposhtën Vorën në shifrat 2-1. Flamurtari dhe Vora ndjekin nga pas Besën, që ka tri pikë më shumë. Derbi i Myzeqesë i ka buzëqeshur Lushnjës, ku pas 5 vitesh skuadra e trajnerit Gugash Magani ka thyer tersin e transfertës së Fierit.

Verdhejeshilët fituan me golin e mbrojtësit Hida dhe java e pestë është një provë “zjarri” për Lushnjën, që pret në shtëpi kryesuesit kavajas. Apolonia nuk po e gjen dot vazhdimësinë duke u treguar e luhatur në rezultate. Minutat e fundit të takimit të luajtur në “Liri Ballabani” dhuruan emocione, ku Burreli arriti të fitonte në shifrat 2-1 ndaj Pogradecit. Të tre golat u shënuan pas minutës së 88-të, dhe një gabim i portierit pogradecar në minutën e katërt shtesë shkoi si dhuratë për matjanët e trajnerit Bicaj, që bashkë me Besën janë skuadrat e vetme pa humbje në 4 javë. Korabi më në fund bën kthesën, duke marrë fitoren e parë, ku në Shijak fituan në shifrat 2-0. Erzeni mbetet në fund pa asnjë pikë dhe asnjë gol të shënuar në katër javët e para.FFFFFPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"