Analiza e Pol Skolls: Merkato e Mançester Junajtid, një tmerr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 23:37

Analiza e Pol Skolls: Merkato e Mançester Junajtid, një tmerr

Pol Skolls ka kritikuar rekrutimin e Mançester Junajtid dhe pretendon se ata po mbështeten më shumë në shpresën sesa në cilësinë e provuar të lojtarëve të tyre.

Pol-Skols-Foto-Ritchie-B.-Tongo-EPA

Skuadra e Erik ten Hagut e mbyll fundjavën në vendin e 14-të. Joshua Zirkze, Matajs de Ligt, Manuel Ugarte, Leni Joro dhe Nuser Mazraui të gjithë iu bashkuan klubit pas një sezoni të mjerueshëm që e pa Junajtidin të përfundonte në vendin e tetë sezonin e kaluar.

“Pesë gola në shtatë ndeshje”, tha Skolls për “SuperSport”. “Ne kishim tre ose katër sulmues që mund të shënonin 20 gola, kështu që ti parashikon 80 gola në sezon dhe unë thjesht nuk e shoh këtë në vijën sulmuese te Junajtidit.

Hojlund është i mirë, por a do të të shënojë 20 gola? Unë nuk mendoj kështu. Zirkze, çfarë është ai? A është një nr.9 apo një nr.10? A do të shënojë 20 gola? Unë nuk mendoj kështu. Unë mendoj se ata po mbështeten më shumë në shpresën sesa në cilësinë e vërtetuar aktuale dhe ata shpenzuan gjithashtu kaq shumë para. Blerjet janë një rrëmujë e madhe”, shtoi ish-mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"