Analiza/ Flamurtari vuan për kreun, shënohen 3 autogola në 6 ndeshje. Ja formacionet e javës së 13-të në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2024 | 12:50

Analiza/ Flamurtari vuan për kreun, shënohen 3 autogola në 6 ndeshje. Ja formacionet e javës së 13-të në Kategorinë e Parë

Java e 13-të e Kategorisë së parë ka konfirmuar sërish skuadrat e kreut, ku ranë në sy fitoret e thella në transfertë. Kjo ka qenë java e autogolave, ku u shënuan 3 të tillë. Edhe pas kësaj jave 3 ekipe e kanë nga një zero në kolonat e tyre. Besa është skuadra e vetme pa humbje në kampionat; Pogradeci i ka “alergji” barazimet”; Erzeni ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në 13 javë kampionat.

flamurtari erzeni

Flamurtari mori një fitore të vështirë në shtëpi, ndonëse luante me Erzenin e vendit të fundit. Me fitoren 2-1, kuqezinjtë ruajtën kreun dhe në ecurinë e ndeshjes ndikuan edhe penalltia e humbur nga Ememe, si dhe autogoli i Jorit në favor të Flamurtarit. Skuadra e Agostinelit ka pësuar rënie në javët e fundit sa i përket nivelit të lojës, rëndësi ka që ruajnë kryesimin. Besa e trajnerit Mirel Josa mbylli një javë super-pozitive, ku pas kualifikimit në Kupë ndaj vlonjatëve, të dielën fituan në Peshkopi ndaj Korabit në shifrat 3-0. Dominim total i kavajasve, që mund të shënonin më shumë se 3 gola, i fundit ishte autogol i Sinës. Besa mbetet e dyta me 31 pikë, ndërsa Korabi nuk po del nga kriza e rezultateve dhe nga zona “e ftohtë”.

Vora e trajnerit Arian Bellai e ka bërë direkt autokritikën e humbjes me Apoloninë, ku në transfertën e Kukësit morën një fitore me “poker”. Vorakët kanë dominuar në çdo aspekt ndaj verilindorëve, ku të besuarit e trajnerit Çela u treguan të brishtë dhe të pafuqishëm ndaj Vorës. Me këtë trepikësh Vora ruan trajektoren e ecurisë bashkë me Flamurtarin dhe Besën. Ruzgis me dy golat e fundit barazoi Mazrekajn në listën e golashënuesve, me 9 gola në 13 javë. Kastrioti ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Apolonisë, ndonëse trepikëshi u arrit në minutat shtesë, ku vendosi goli i Elvi Berishës.

Në këtë takim ra në sy pankina e zbrazur e Apolonisë, pasi fierakët kishin vetëm një portier dhe dy lojtarë në stol, të cilët u aktivizuan në pjesën e dytë. Një situatë jo e denjë për një klub si Apolonia që e konsideron veten pretendente. Burreli, atë që nuk e realizoi në fazën e parë në shtëpi, e arriti bindshëm në transfertë ndaj Valbonës. Matjanët fituan në shifrat 4-0 ndaj Valbonës, ku padyshim ndikim pati edhe dalja me karton të kuq e portierit Marku të Valbonës në minutën e 41-të. Pjesa e dytë foli për Burrelin, ku një dorë ia dha edhe autogoli i Lamçes.

Matjanët janë të pestët me 20 pikë, tre më pak se Kastrioti i vendit të katërt. Trajneri Ardian Mema ka debutuar me fitore në kampionat, pasi Pogradeci i tij fitoi minimalisht, 1-0, kundër Lushnjës. Vendosi goli i Kazim në minutën e 14-t, por liqenorët patën edhe fatin me vete, pasi kapiteni i Lushnjës, Mikel Canka, shpërdoroi një 11-metërsh në minutat shtesë të takimit. Me këtë trepikësh pogradecarët ngjiten në vend të gjashtë me 18 pikë, ndërsa Lushnja renditet e tetat me 15 pikë, po aq sa Apolonia e vendit të 7-të.formacPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"