Analiza/ Gola identikë, mendësia dhe Teo Hernandez, Milani mes hallesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2024 | 10:42

Analiza/ Gola identikë, mendësia dhe Teo Hernandez, Milani mes hallesh

Nga ëndrra e “Bernabeu”-t në natën e trazuar të Kaljarit ishte një hap i shkurtër.milanShilarsja mbi të cilën Milani i Fonsekës luan që nga fillimi i sezonit preku një lartësi të rë në Madrid, për të rrëshqitur shpejt drejt realitetit në Sardenjë në një mbrëmje e cila nuk rezultoi makth vetëm për shkak të Rafael Leaos. Por nëse “Djalli” të shtunën u duk nën “thundrën” e skuadrës ku militon Alen Sherri, kuptohet qartë se mbrojtja mbetet pika më e dobët. Sulmi vijon të shpëtojë kuqezinjtë nga humbjet, por prapavija nuk është në lartësinë e ambicieve të fillimit të sezonit.

PROBLEMET – Shifrat janë të pamëshirshme: 20 gola të pësuar në 15 ndeshje sezonale, mbrojtja e shtatë e kampionatit, tre barazime të gjitha me rezultate të larta (2-2 me Toron dhe Lacio, 3-3 me Kaljarin) dhe tre humbje me dy gola (Parma, Fiorentina dhe Napoli). Përshtypja e së shtunës ishte negative edhe sepse u luajt kundër një skuadre me 9 gola të shënuar në 11 ndeshje. E megjithatë, Milani pësoi tre dhe ndjesia, duke parë ndeshjen, ishte se Menja rrezikonte gjithmonë. Në këndore dhe kundërsulme. Fonseka dhe Reijnders e thanë qartë me deklaratat e tyre pas ndeshjes. Nuk mund të pësohen gola identikë e për më tepër në çdo ndeshje.

Ndaj Kaljarit ishin dy pikë të rëndësishme të lëna në rrugë, të cilat anuluan shpejt entuziazmin e Madridit. Mbrojtja, siç thamë, mbetet fajtorë, por po aq e vështirë është të kuptohen vështirësitë për të lexuar topat e lartë duke rënduar kështu një paraqitje që shënoi një hap të qartë mbrapa. E të mendosh që ishin rreshtuar dy mbrojtësit më të gjatë, por qartësisht nuk është vetëm çështje centimetrash. Ka edhe diçka pasi tre gola fotokopje dhanë një alarm kumbues për një tjetër nga simbolet e “Djallit”: Teo Hernandez.

MENDJA GJETKË – Kapiteni i kuqezinjve ishte pika e dobët, sigurisht i shpërqendruar dhe jo shumë i vëmendshëm, siç po i ndodh shpesh në këtë sezon. Në fazën sulmues e pamë pak dhe keq, por mbi të gjitha në fazën e mbrojtjes ai nuk shfaqi agresivitetin që do të kishte shpresuar Fonseka dhe kolegët e prapavijës. Paraqitjet e Zapës dhe Zorteas, e nxorën edhe më në pah negativisht francezin që ishte lehtësisht i kalueshëm në më shumë se një rast.

“Teo mund të bëjë më mirë në mbrojtje”, konfirmoi Fonseka, por përpara se të marrë masa të reja (siç bëri me Leaon) ndoshta trajneri portugez duhet të përpiqet të kuptojë thelbin e të gjithë çështjes. NË fakt, Milani është skuadra që ka pësuar më shumë gola në 5 minutat e para të ndeshjeve (10 dhe Empoli e pason me tetë). Kjo tregon se qasja e kuqezinjve jo gjithmonë ka qenë e duhura, ndaj më shumë se sa të mënyra e të mbrojturit, Fonseka duhet të rishohë qasjen në fushë të skuadrës e cila shpesh duket me mendjen gjetkë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"