Analiza/ Interi “i fikur”, zikaltrit bënë çdo gjë keq në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 12:27

Analiza/ Interi “i fikur”, zikaltrit bënë çdo gjë keq në derbi

Diferenca është në mendje. Milani e luajti derbin me një kthjelltësi dhe intensitet mental, të cilin Interi as nuk e provoi. Milani e fitoi derbin me meritë, ndërsa zikaltrit po ashtu me meritë e humbën sfidën.2024.09.22-HL-InterMilan-OrizzontaleMbetet për t’u kuptuar se si është e mundur që zikaltrit luajtën një ndeshje të rëndësishme në këtë mënyrë duke gabuar gjithçka që mund të gabonin: qasjen, mentalitetin, lëvizjen taktike. Dhe në tërësi vazhdon të shfaqë një problem të madh skuadra e Inzagit, duke alternuar ndeshje të mira dhe ato me probleme si Atalanta dhe Monza. Në Mançester ishte një ekip heroik, ndërsa me Milanin i shthurur.

Fonseka e befasoi- Inzagi ishte mjeshtër për të goditur taktikisht Piolin, por këtë herë ra në “kurthin” e Fonsekës. Ndryshimi i modulit nga ana e kuqezinjve ka çuar në panik ekipin kampion. Dhe për më tepër që trajneri Inzagi e dinte që Milani do të luante në këtë mënyrë. Pavarësisht kësaj, Interi humbi të gjitha pikat e referimit në terrenin e lojës. Ishte një derbi i luajtur me shpejtësi krejt ndryshe. A mjafton vetëm një ditë më shumë pushim pas Champions-it për ta justifikuar Interin? Jo. Të dyja skuadrat erdhën në këtë ndeshje nga sfida me intensitet të lartë. Diferencën e bëri këmbëngulja dhe stimujt për të fituar.

Por pse kuqezinjtë duhet të kishin më shumë? Edhe Inzagi e pranoi. Por zëvendësimet e tij ishin krejtësisht të gabuara duke pasur në pjesën e dytë të ndeshjes mesfushën rezervë. Kishte shumë gabime individuale por edhe të skuadrës. Si mundet që për 4 ditë nga sfida me Mançesterin të ndodhin ato gabime? Ende nuk ka vend për alarm, por ajo skuadër që vjet ishte si një rul dhe shtypi çdo rival që i doli përpara, në derbi mungoi totalisht. Dhe historia e fundit e kampionatit italian ka treguar se ekipet kampione vuajnë për të përsëritur veten. Klasifikimi është shumë i ngushtë dhe me një fitore mund të ngjitësh shkallët. Tani është koha që Interi të reagojë dhe të rikthehet ai i sezonit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"