ANALIZA/ Ja si Kompani ndërtoi “murin” e pakalueshëm te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 0:20

ANALIZA/ Ja si Kompani ndërtoi “murin” e pakalueshëm te Bajerni

Ndërsa sulmi i Bajerni aktualisht po shkëlqen, mbrojtja ende nuk është në 100 për qind. Trajneri Vinsent Kompani ka bërë disa rregullime në sistemin mbrojtës në javët e fundit për të rikthyer në rrugën e duhur Daiot Upamekano dhe Minjae Kim.

kompani

Dyshja e qendrës bënë disa gabime, veçanërisht në ndeshjet e para konkurruese të sezonit. Siç raporton “TZ”, trajneri belg më pas ristrukturoi disa procese për të sjellë stabilitetin e nevojshëm në prapavijë. Kompani kishte komunikuar tashmë para fillimit të sezonit se Kim do të përdorej në krahun e majtë të mbrojtjes qendrore, ashtu si në ish-klubin e tij Napoli, ku u shpall mbrojtësi më i mirë në Serie A. Zvogëlimi i distancës midis vijave krijon më pak boshllëqe për sulmet e kundërshtarit. Me një normë dueli prej 66.7 për qind, Kim aktualisht kryeson skuadrën, e ndjekur nga afër nga Upamekano me 63.5 për qind duele të fituara. “TZ” shkon me tej se çdo lojtar duhet të ndihmojë në mbrojtje.

Kjo ka qenë veçanërisht e dukshme në ndeshjet e fundit me sulmues si Herri Kejn dhe Mishel Olize, të cilët shpesh lëvizin prapa. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë me ngritjen e lojës, e cila nuk duhet të fillojë më vetëm nga qendërmbrojtësit. Përveç dyshes mbrojtëse, tashmë këtë rol po e marrin gjithnjë e më shumë Joshua Kimish dhe Xhamal Musiala. “Bambi” herë pas here bie në ngritje për të stimuluar lojën e kombinimit nga thellësia. Arsyeja për këtë qëndron në forcën e Kimish te loja me pasime progresive.

Pavarësisht rolit të tij sulmues, Xhamal vjen brenda ekipit me një përqindje pasimi prej 92.7 për qind, ndërsa Upamekano është i treti në ligë me 95.8 për qind saktësi. Gjithashtu vendimtare për qendërmbrojtësit janë udhëzimet e qarta të trajnerit, të cilat përmbajnë detaje të hollësishme se kur lojtarët duhet të ecin përpara dhe në cilat situata duhet të mbrohen. Kjo saktësi taktike duhet të ndihmojë për të minimizuar problemet e mbrojtjes së Bajernit dhe për të vazhduar rrugën drejt suksesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"