Analiza/ Konfirmohet treshja e kreut, Erzeni mbetet pa pikë dhe trajner. Ja formacionet e javës së 6-të në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 18:10

Analiza/ Konfirmohet treshja e kreut, Erzeni mbetet pa pikë dhe trajner. Ja formacionet e javës së 6-të në Kategorinë e Parë

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë u zhvillua në dy ditë. Të shtunën u luajtën pesë takimet e para, përfundimet e të cilave sollën konfirmimin e treshes kryesuese pa ndryshim pozitash. Ndërsa sfida e së dielës mes Erzenit dhe Kastriotit kishte rëndësi për shijakasit, që ndonëse arritën të shënonin dy golat e parë me Franc Marinajn, nuk e shmangën humbjen e gjashtë radhazi.trytKrutanët i përmbysën shijakasit në minutat shtesë dhe dygolëshi i ish-sulmuesit, Dejvid Kapllani, la gjurmë tek Erzeni. Thuhet kështu, pasi Kastrioti me këtë fitore u ngjit në vendin e pestë me 10 pikë, si dhe la Erzenin pa pikë dhe trajner. Justin Bespalla pas kësaj humbje është “dorëzuar” duke dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Erzenit. Besa edhe në këtë javë i është falur përvojës së lojtarëve, pasi Mazrekaj nga pika e bardhë dhe mbrojtësi Goxhaj në frymën e fundit të takimit përmbysën golin e Enea Topit të Apolonisë. Me trepikëshin e siguruar me vuajtje në “Loni Papuçiu” të besuarit e trajnerit Mirel Josa mbajnë vendin e parë me 16 pikë. Në Fier, kavajasit kanë pësuar edhe golin e parë sezonal. Tani nuk ka më mbrojtje të pathyeshme në Kategorinë e Parë. Trajneri Sedat Pajaziti debutoi me humbje tek Apolonia. Vora ka vuajtur shumë për të gjetur rrugën e rrjetës ndaj Pogradecit, që ishte i mirëorganizuar në mbrojtje.

“Bunkeri” i liqenorëve u thye nga lituanezi Ruzgis që shënoi me penallti në minutën e 76-të dhe në fund kanë një pikë më pak se kryesuesit kavajas. Ndryshe nga dy kryesueset e para, Flamurtari ka bindur me lojë dhe rezultat edhe të shtunën, ku në shtëpi mposhtën Valbonën në shifrat 2-0. Marku dhe Oshafi vulosën fitoren e pestë rresht për kuqezinjtë e trajnerit Agostineli. Vlonjatët kanë kapur ritmin dhe duke bërë detyrat çdo javë po japin siguri për realizimin e objektivit madhor. Gjithsesi, drejtuesit dhe stafi teknik po mundohen që të largojnë euforinë. Burreli i trajnerit Ditmar Bicaj arriti menjëherë që ta marrë veten pas disfatës së kontestuar me Kastriotin, pasi në shtëpi fituan minimalisht ndaj një rivali direkt si Lushnja. Goli i fitores për matjanët u shënua nga një mbrojtës brazilian, Muriel në minutën e 40-të.

Trajneri Magani ka mbetur i pakënaqur nga skuadra e tij, madje ai pohoi se kjo humbje bëri që Lushnja të ulet me “këmbë në tokë”. Pas 6 javësh, Burreli mban vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Lushnja është parakaluar në renditje nga Kastrioti dhe Kukësi duke zbritur në vendin 7-të me 8 pikë. Kukësi ka gjetur mekanizmin për të ngjitur shkallët, ku pas fitores në Tropojë, të shtunën fituan në shtëpi ndaj Korabit. Në dallim nga ndeshjet e shkuara, te Kukësi kemi një golashënues të ri. Nuk është më kapiteni Beshiraj, por Klevis Hilaj ai që shënoi te verilindorët. Korabi i këtij sezoni po tregon fytyrë ndryshe nga e shkuara, pasi renditet në zonën e poshtme.formacionPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"