Analiza/ Leva dhe Injaki Penja, dy numrat një të Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 19:42

Analiza/ Leva dhe Injaki Penja, dy numrat një të Barçës

Barcelona e Hansi Flik është kryesuese absolute në La Liga, teksa ka fituar të 7 ndeshjet e luajtura në këtë sezon.weteytKjo bazohet në punën e trajnerit, por edhe të futbollistëve që janë gjithashtu lider dhe i japin kuptim lojës së tyre. Dy prej tyre, Injaki Penja (25 vjeç) dhe Levandovski (36), trajneri i cilëson si referenca. Portieri, sepse ai ka sfidën e madhe për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga dëmtimi afatgjatë i Ter Shtegenit. Tjetri, sulmuesi, sepse ai është si feneri i golave të skuadrës, që ka larguar të gjitha dyshimet që i rëndonin për shkak të moshës. Trajneri gjerman ka shprehur besimin e tij absolut te dy lojtarët.

PORTA – Dëmtimi i rëndë i portierit gjerman i dhe edhe një herë shansin e madh Injaki Penjës, si një vit më parë. Si portier i dytë, ishte radha e tij dhe kundër Getafes ai doli me sukses, duke e mbyllur takimin pa pësuar. Sezonin e kaluar ai pësoi 32 gola në 17 ndeshje, por dihen problematikat e Barçës së sezonit të kaluar. Në Barcelonë tani po flitet gjithnjë e më shumë për Vojçek Sheznin, por Flik e ka bërë të qartë: “Injaki është portieri ynë numër një”.

SULMI – Lamin Jamal po shkëlqen, po ashtu dhe Rafinja duket i rinuar. Por fakt është se udhërrëfyesi i sulmit katalanas është Robert Levandovski. Nëse Ksavi dëshironte ta largonte në verë, ardhja e Flik ka ndryshuar tërësisht panoramën. Leva ka qëndruar dhe është kthyer ai i rinisë së hershme. Flik i ka dhënë besimin e plotë dhe po e shohim se çfarë është në gjendje të bëjë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"