Analiza/ Rafinja-Levandovski, dyshja e kampionatit spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 14:30

Analiza/ Rafinja-Levandovski, dyshja e kampionatit spanjoll

Barcelona arriti një fitore të madhe në “Mendizorroza” të dielën pasdite, duke mundur Alaveshin 3-0 falë tri golave të Robert Levandovskit.

1242794992.0

Katalanasit i kanë dhënë përçuar një mesazh të qartë të gjithë rivalëve të tyre, Realit të Madridit në radhë të parë, se nuk kanë ndër mend të ulin ritmin dhe do të rivalizojnë deri në fund për titullin kampion. Në pjesën e parë kundër Alavesh, ata vulosën ndeshjen dhe epërsinë, veçanërisht falë lidhjes së shkëlqyer mes dy lojtarëve të tyre sulmues: Robert Levandovski dhe Rafinja.

Një çift që disa donin ta shisnin para këtij sezoni të ri. Polaku, i cili kryeson listën e golashënuesve, shënoi një trigolësh. Braziliani, kapiteni, ishte ai që i dha dy asistime. Pasimi tjetër përfundimtar (asist) ishte nga Erik Garsia. Robert Levandovski: 36 vjeç, 10 gola, 2 asiste. Rafinja: 27 vjeç, 5 gola dhe 5 pasime finale. Dy lojtarët janë titullarë të padiskutueshëm në sulmin që ka propozuar Hansi Flik, pjesë e së cilës është edhe Lamin Jamal.

Ylli 17-vjeçar shkëlqeu në Vitoria, por ai nuk ishte vendimtar. Skuadra dinte të dilte përpara pa të falë mirëkuptimit, suksesit dhe synimit të dy lojtarëve të tjerë në majën e sulmit, atyre më veteranëve. Leva shënoi tregolëshin e parë të sezonit. Ai kishte shënuar një dygolësh kundër Valencias dhe Vijarrealit. Dhe gjithashtu në Champions kundër Jang Bojs. Rafinja nga ana tjetër ka plotësuar tablonë me asistet e tij, dy vetëm të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"