Analiza/ Rotacionet e rrezikshme të Hansi Flikut, ja pse Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 13:01

Analiza/ Rotacionet e rrezikshme të Hansi Flikut, ja pse Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga

Formacioni që Hansi Flik prezantoi në Pamplona ishte befasues. Dhe ato zunë vendin kryesor në disakutimet para takimit.barcaGjermani kishte lënë në stol lojtarë si Lamin Jamal, Rafinja, Balde, Kasado dhe Injigo Martinez. Në vend të tyre kishin ardhur shumë “fëmijë” si Serxhi Domingez, Gerard Martin, Pablo Torre apo Pau Viktor. Ishte një bast i rrezikshëm. Shumë i rrezikshëm për sa i përket lojës dhe rezultatit përfundimtar.

Pjesa e parë e ekipit ishte e tmerrshme. Barcelona nuk mundi të krijonte asnjë rast në ato 45 minuta. Jo vetëm kaq, mbrojtja ishte si një anije që fuste ujë ngado përballë kundërsulmeve shumë të shpejta të Osasunës. Diçka që mund të imagjinohej duke marrë parasysh rininë e mbrojtësve me Kubarsi, Domingez dhe Gerard Martin. Është e vërtetë që skuadra u përmirësua në pjesën e dytë. D

he aq më tepër me hyrjen e Lamin Jamal dhe Rafinjës, por rreziqet që duhej të merrnin lanë shumë hapësira prapa dhe Osasuna vazhdoi të përfitonte. Skuadra nuk dinte t’i jepte vetes pauzën e nevojshme për të pasur më shumë kontrollin e lojës. Kaq shumë ndryshime ndikuan në skuadër. Ata nuk performuan si në Vijarreal ku Barcelona mori një rezultat të shkëlqyer, por nuk duhet të harrojmë se edhe skuadra e Marselinos arriti të gjente shumë vrima në mbrojtjen e Barcelonës. Por nëse ata nuk shënuan më shumë gola, kjo është për shkak se ata gabuar para porte.

DËMTIMET DHE KALENDARI – Është e vërtetë që skuadra ka shumë të dëmtuar dhe me ardhjen e ndeshjeve të mërkurën dhe fundjavën ata duhet të përshtaten. Megjithatë, pyetja është nëse duhen bërë pesë ndryshime njëherësh apo më mirë të bëhen ndryshime më pak dhe më të shpeshta. Ajo që është e qartë është se skuadra nuk u mat në Pamplona. Flik mori përgjegjësinë e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Trajneri garanton se duhet “tu japim pushim lojtarëve që kanë shumë ngarkesë në këmbë”. Dhe kështu do të vazhdojë edhe në ndeshjet e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"