Analiza/ Sakrificë dhe Barela, si Interi i Inzagit ndali “alienët” e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 9:10

Analiza/ Sakrificë dhe Barela, si Interi i Inzagit ndali “alienët” e Sitit

Interi arriti që të bllokonte Mançester Sitin falë një prove karakteri dhe të kujdesshme, të përbërë nga dublimet e krahëve dhe markimeve perfekte. Por edhe nga kundërsulmet e shpejta dhe të mirë organizuara.Nicolo-Barella-Jack-Grealish-Inter-Manchester-CityDUBLIMET- Qasja e ndeshjes ishte e qartë që nga sekondat e para. Mançester Siti kërkon që të sulmojë duke zotëruar topin, i shtyrë edhe nga publiku vendas. Interi në fakt heq dorë nga topi dhe bëhet kompakt në linjat 3-5-2 duke pritur të besuarit e Guardiolës shumë poshtë dhe duke dubluar markimet e lojtarëve sulmues, sidomos në krahët e Grilisht dhe Savinjos. Dhe të dy lojtarët e Sitit nuk ia dolën kurrë që të ishin të rrezikshëm falë vëmendjes së madhe të dyshes Karlos AugustoBastoni dhe Bisek-Darmian. Por braziliani dhe Darmian janë të parët që shtynë me vendosmëri nga krahët për të ndihmuar dyshe Taremi-Turam, kur bëhet fjalë për të sulmuar.

MESFUSHA- Është mesfusha e Interit ajo që i reziston më së miri qarkullimit të topit të Sitit dhe shpeshherë u treguan edhe më superiorë. Barela, Çalhanoglu dhe Zielinski qëndruan poshtë në fushë duke pritur avancimet e De Brujnes, Rodrit dhe Bernardos. Edhe ata krijuan një digë të vërtetë përpara mbrojtjes dhe në qendër Siti nuk u fut kurrë. Sapo zotëronte topin, Interi falë teknikës dhe shpejtësisë së 3 futbollistëve arrin që të marrë frymë dhe të transformojë aksionet nga mbrojtja në sulm falë kapërcimit të presionit të parë të mesfushorëve anglezë që luajnë shpesh shumë lart dhe e kanë të vështirë që të kthehen. Me pasimet një-dy në zona të ngushta, përpunimin e paktë të topit dhe shkarkimin e tij drejt dy sulmuesve, Interi në disa momente duket se mund t’i bëjë keq Sitit dhe prezantohet përpara portës së Edersonit disa momente. Mirëpo nuk ka instiktin e duhur për të bërë goditjen fituese.

SUPER AÇERBI- Siti vazhdon të qarkullojë topin shpeshherë dhe horizontalisht. Kjo ndodh sepse kampionët e Italisë janë kompaktë. Haland përpara nuk ia del që të bëjë asgjë falë vëmendjes së Açerbit dhe markimit të rëndësishëm të Bastonit dhe Bisekut. Linja zikaltër me 3 në “Etihad” është autoritare dhe e egër. Arrin që të jetë e vendosur ndaj sulmuesve kundërshtarë dhe nuk e “flak” kurrë topin përpara, por imposton lojën me pasime të sakta afër. Në minutat e fundit, ndoshta edhe prej lodhjes së madhe, Siti nis të shtojë disi presingun dhe falë aktivizimit të Foden dhe Doku e gozhdon Interin në zonën e tij. Por rreziqet nuk ishin të shumta, me përjashtim të goditjeve me kokë të Gyndoan. Në fund Inzagi ia del që të bllokojë Guardiolën në shtëpinë e tij, me një paraqitje të një skuadre të denjë si nga më të mirat në Europë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"