Postuar: Nëntor 8, 2024 | 23:25
Andre Jago, rekordmeni i minutave për Vllazninë në sezonin e mungesave
Vllaznia ka pasur probleme me shumë futbollistë këtë sezon, ku disa prej tyre kanë munguar për shkak dëmtimesh. Por është vetëm një futbollist i fushës, përjashto portierin Qarri që ka luajtur thuajse çdo minutë.
Fjala është për Andre Jago, mbrojtësin e majtë të skuadrës shkodrane. Braziliani është kthyer në titullar fiks që pas largimit të Hakajt. 26-vjeçari është shndërruar shpejt në një lojtar të pazëvendësueshëm. Ai ka humbur vetëm 5 minuta në këtë sezon, pikërisht në ndeshjen Vllaznia-Tirana e fazës së parë, e përfunduar 2-2.
Nga të gjitha ndeshjet e tjera, braziliani i ka luajtur të plota. Në 1080 minuta të vlefshme në 12 javë, mëngjarashi ka luajtur 1075 minuta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"