Andres Iniesta nis aventurën e re në futboll, si… trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 21:07

Andres Iniesta nis aventurën e re në futboll, si… trajner

Ish-mesfushori i kombëtares spanjolle, Andres Iniesta, i cili së fundmi njoftoi tërheqjen nga futbolli profesionist, ka hedhur hapat e tij të parë drejt një të ardhmeje të mundshme si trajner.

iniesta

Ai është regjistruar në Diplomën e Licencës Aziatike (AFC B Diploma) për trajnerë, e cila po organizohet në Dubai në bashkëpunim me Konfederatën Aziatike të Futbollit. Vlen të theksohet se Iniesta i vari këpucët në qershor teksa kishte veshur fanellën e Emirates Club.

Iniesta i bashkohet një grupi yjesh në “pension” në Azi në kuadër të programit të Diplomës së Licencës Aziatike. Iniesta, i cili aktualisht është i vendosur me familjen e tij në Dubai, planifikon të qëndrojë atje për të paktën disa muaj përpara se të kthehet në Spanjë për të punuar potencialisht si trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"