Anglia luan ndeshjen e parë të Europianit, përgatiten tubacione birre të gjata 5 kilometër për tifozët
Birra do të rrjedhë lum për mbështetësit e Anglisë në ndeshjen e tyre hapëse të “Euro 2024” me tubat që arrijnë një gjatësi 5 km, pavarësisht se përqindja e alkoolit do të jetë e reduktuar. Stadiumi gjerman i teknologjisë së lartë në Gelzenkirshen ka një bodrum, i cili është i lidhur me çezmat nga një e ashtuquajtur “autostradë birre” dhe jo me fuçi.
Kjo mënyrë përshpejton furnizimin me mbi 50,000 litra, që pritet të shitet gjatë përplasjes me Serbinë më 16 qershor. Dhe shumë nga 62 mijë tifozët në “Veltins-Arena” që do të jenë të etur, duke qenë se ka vetëm dy pabe në një distancë prej 30 minutash nga stadiumi.
Stadiumi i Shalkes mban emrin e birrës gjermane “Veltins”, por e ndërroi emrin në “AufSchalke” për të shmangur problemet me kompaninë e birrës “Bitburger”, që është sponsor i Europianit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"