Antonelo largohet nga Interi, zgjedh Romën për postin e administratorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2025 | 23:59

Antonelo largohet nga Interi, zgjedh Romën për postin e administratorit

Roma ka zgjedhur administratorin e ri. Bëhet fjalë për Alesandro Antonelon, që për momentin është adminsitrator për çështjet ekonomike dhe të marketingut. Ai në këtë mënyrë do të marrë vendin e Lina Solukut, e cila dha dorëheqjen pas kontestimeve të shumta pas shkarkimit të De Rosit.

Screenshot 2025-01-10 173617

Është duke u pritur thjesht formalizimi i largimit nga zikaltrit dhe në ditët e ardhshme pritet firma e tij me klubin e Romës. Antonelo është parë shpesh në kryeqytet në javët e fundit dhe është gati për të nisur aventurën e re pasi dha kontributin e tij me zikaltrit në zhvillimin e çështjeve komerciale dhe zhvillimin e brandit.

Grupi “Friedkin” ka besim se është njeriu i duhur për të ringritur një strategji fituese me skuadrën e Romës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"