Apolonia “gradon” kapitenin e ri, shiriti i kalon qendërmbrojtësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2024 | 16:13

Apolonia “gradon” kapitenin e ri, shiriti i kalon qendërmbrojtësit

Drejtuesit e Apolonisë duket se e kanë zgjedhur kapitenin e sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Parë. “Panorama Sport” mëson se shiritin në krah do ta mbajë qendërmbrojtësi Serjan Repaj.

Repaj 13, Bejzade 15, Maksuti 76 omeri pa fanelle

Nga të gjitha lëvizjet që Apolonia ka bërë deri tani, konfirmimi i mbrojtësit shkodran në skuadër dhe dhënia e shiritit të kapitenit është ndoshta lëvizja më e rëndësishme e saj. Bëhet fjalë jo vetëm për një mbrojtës me kualitet dhe me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar, por edhe një lojtar që është rritur ndër vite te fierakët dhe me personalitet lideri.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit fierak kanë menduar t’ia besojnë pikërisht atij shiritin e kapitenit për sezonin e ardhshëm, gjë e cila konfirmon se klubi nuk i ka pranuar ofertat për shitjen e mbrojtësit. Ata kanë shumë besim, se Repaj do të jetë lideri kryesor i Apolonisë në fushë gjatë sezonit të ardhshëm. Sezonin e kaluar shiritin e kapitenit të Apolonisë e ka mbajtur fillimisht ish-mesfushori Nuredin Orelesi, i cili tashmë është pjesë e stafit teknik, dhe më pas portieri i larguar, Romeo Harizaj.

Sa u përket afrimeve, Leonard Kaçaj dhe Mathias Namdi Zhosef priten të jenë dy goditjet e parë zyrtare të Apolonisë në merkaton e kësaj vere. Nga testimet pritet që të dalin elementë të tjerë për Apoloninë e sezonit 2024-2025. Pritet që klubi të bëjë goditje të rëndësishme, ku priten një mbrojtës i djathtë, një mesfushor në fazën organizative dhe një sulmues, për ta plotësuar kështu grupin dhe të startojnë garën e ethshme të Kategorisë së Parë.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"