Apolonia mbylli fazën e parë jashtë pritshmërive, ndeshja e së vërtetës ndaj vorakëve
Situata tek Apolonia është jashtë pritshmërive sezonale. Për një skuadër që militon për të katërtin sezon radhazi në Kategorinë e Parë, dhe për më tepër që ka bërë një revolucion te lojtarët, të jesh 16 pikë larg vendit të dytë dhe as i renditur të paktën në “play off”, mund të konsiderohet si një ecuri shumë negative.
Me një bilanc prej tri fitoresh, tri barazimesh dhe pesë humbjesh, fierakët mbajnë vendin e shtatë me 12 pikë, po aq sa edhe Lushnja. Paraqitjet e fundit dhe pikët e grumbulluara e ngrohin disi skuadrën e drejtuar nga trajneri Sedat Pajaziti. Në Fier por kërkohet një “marsh” më shumë për të treguar potencialin e vërtetë të ekipit. Një provë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë është pikërisht të premten, ku Apolonia pret Vorën pretendente. Përballë kanë vendin e dytë, ndonëse Vora është me pikë të barabarta me Flamurtarin kryesues.
Një fitore e mundshme ndaj kryesuesve do të vlente shumëfish, por edhe do të bënin autokritikën e menjëhershme të humbjes në Pogradec. Gjatë fazës së patë, fierakët kanë treguar se me ekipet pretendente e kanë shumë të vështirë që të shkojnë te fitorja. Vora është shansi për të treguar se nuk kanë asgjë më pak sesa pretendentët, para konsiderohet si ndeshja e së vërtetës.
HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"