Apolonia ndryshon rreshtimin kundër Besës, Pajaziti pret debutim me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 12:25

Apolonia ndryshon rreshtimin kundër Besës, Pajaziti pret debutim me fitore

Përballja me Besën është shumë e rëndësishme për Apoloninë, që synon fillimisht të dalë nga zona e ftohtë në renditje dhe javë pas jave të konfirmohet si një nga skuadrat pretendente. Ndeshja që luhet nesër në stadiumin “Loni Papuçiu” ka marrë vlerësim maksimal në kampin fierak, pasi Apolonia vjen pas dy humbjeve radhazi, ndërsa Besa pas një barazimi, kështu që fitorja synohet nga të dy ekipet.

apolonia

Drejtori teknik, njëkohësisht edhe trajner i ekipit pa largimit të Mërgjyshit, Sedat Pajaziti, ka pak ditë kohë në dispozicion që ta përgatisë këtë takim. Me shumë mundësi, Apolonia do të zbresë në fushë me ndryshime në formacion, pasi në 180 minutat e fundit kanë 0 pikë. Mbrojtja është reparti i parë që do të pësojë ndryshme, me katërshen që luan për herë të parë nga minuta e parë, Hebeja – Ndubuisi – Asllanaj – Kofi, të cilët do të rreshtohen para portierit Bushi. Një ndryshim pritet në mesfushë, ku Rakipaj mendohet titullar. Mesfushori e nisi nga stoli ndeshjen e fundit me Flamurtarin për shkak se vinte nga një dëmtim. Ai luajti rreth 30 minuta në pjesën e dytë dhe nesër do të kthehet titullar në formacion.

Mesfusha do të plotësohet me Topin dhe Musan, ndërsa në sulm do të luajnë Trifoni, Maksuti dhe Umejiego. Duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, kjo është skuadra me të cilën Apolonia do të kërkojë fitoren në shtëpi. Disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm të Apolonisë, të ardhur në fundin e merkatos, duket se ende nuk janë në gjendjen optimale për të fituar një fanellë titullari. Mbrojtësi Omer Repaj dhe mesfushori Altin Kananaj në fakt janë aktivizuar në pjesët e dyta të këtyre ndeshjeve të para dhe me shumë gjasa minutazhi i tyre do të rritet nga javë në javë.

Të gatshëm për trajnerin Sedat Pajaziti janë edhe elemente si Rajmond dhe Jasin në mesfushë, lojtarë që kanë luajtur titullarë me fierakët sezonin e shkuar. Kundër Besës mungon qendërmbrojtësi Repaj, i cili ka pësuar tërheqje në kofshë. Rikuperimi nga ky dëmtim mund të zgjasë deri në 2-3 javë. Edhe pse është shumë herët për të folur për presion, mund të thuhet se ai ekziston në Fier në lidhje me fitoren ndaj Besës.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"