Apolonia pa Umejiegon, trajneri Pajaziti përzien kartat dhe ndryshon modul për Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 13:40

Apolonia pa Umejiegon, trajneri Pajaziti përzien kartat dhe ndryshon modul për Kastriotin

Apolonia ka zbritur dje në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” për të zhvilluar seancën e radhës. Të kualifikuar në turin e tretë të Kupës, e gjithë vëmendja është kthyer te kampionati, ku të dielën kanë një duel të zonës “play off” me Kastriotin në Fushë-Krujë.apoloniaFierakëve u bën punë vetëm fitorja për të ngushtuar diferencën e pikëve me rivalët e drejtpërdrejtë, si dhe për të mos përsëritur hapin fals në transfertën e Pogradecit. Apolonia duket se i ka të gjitha “kartat” në rregull për këtë ndeshje, përveç Umejiegos, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Situata me rikuperimet po shkon mjaft mirë, ku të gjithë lojtarët që kanë pasur probleme fizike janë bashkuar me grupin. Mesfushori Mikael Rakipaj për momentin nuk ka kryer stërvitje me intensitet të plotë dhe po mbahet nën vëzhgim, që të mos mungojë të dielën me krutanët.

Me ekipin janë bashkuar edhe mesfushorët e tjerë, Jasin Rajab, Abjel Bejzade dhe Albashir Musa, të cilët kanë lënë pas problemet fizike dhe po marrin ngarkesën e plotë me grupin. Nga sa është parë në stërvitje, trajneri Sedat Pajaziti nuk do t’i qëndrojë besnik idesë së tij në lidhje me rreshtimin 4-3-3, me të cilin ka luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve të kampionatit. Formacioni pritet të ketë disa ndryshime, si pasojë e mungesës së Umejiegos, por edhe rikuperimit të lojtarëve të dëmtuar.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"