Arbër Hoxha sfidon gjigandët bavarezë, kroatët janë të hidhur në start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 9:41

Arbër Hoxha sfidon gjigandët bavarezë, kroatët janë të hidhur në start

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha, do tentojë të befasojë Bajernin mbrëmjen e sotme. Ja disa nga statistikat më pikate mes të dyja klubeve. hoxhaBAJERN, I PATHYESHËM –  Si rezultat i reformës së Ligës së Kampioneve, pjesëmarrësit në sezonin e ri të kompeticionit elitar europian për klube nuk do të garojnë më në grupe si më parë, por në një ligë të vetme. Bajerni kohët e fundit ka dominuar këtë fazë para eliminatore si asnjë ekip tjetër në kompeticion: I pamposhtur në 40 ndeshjet e fundit të raundit paraprak (36 fitore, katër barazime). Humbja e fundit para raundit të 16- të erdhi pothuajse shtatë vjet më parë, kur Mynihu humbi 3- 0 në PSG-së në fund të shtatorit 2017. Synimi tani është që të futet forca e vjetër në formatin e ri.

SHKALLA E FITOREVE – Nga të gjitha skuadrat që kanë luajtur të paktën 50 ndeshje në këtë kompeticion (Kupa e Kampioneve të Europës për Klube dhe Liga e Kampioneve), vetëm Real Madrid (60%) ka një përqindje më të lartë të fitoreve se bavarezët (59.5%), rekordmenët gjermane kanë fituar 231 nga 388 ndeshjet e tyre deri më sot. Situata është krejtësisht ndryshe për kundërshtarët e Zagrebit: Kroatët kanë fituar vetëm13% (shtatë ndeshje) nga 52 ndeshjet e tyre në këtë nivel, duke u dhënë atyre përqindjen më të ulët të fitoreve nga të gjitha skuadrat me të paktën 50 paraqitje.

EKSPERTËT – Në 20 paraqitjet e fundit në Champions, ekipi nga Mynihu gjithmonë ka siguruar një fitore hapëse. Hera e fundit që ata nuk ia dolën ta bëjnë këtë ishte në sezonin 2002/03, kur humbën 3- 2 nga Deportivo de La Korunja. Diferenca e golave në 20 ndeshjet hapëse që atëherë është 51- 5. Sidoqoftë, Zagrebi gjithashtu e ka nisur fuqishëm konkurrencën kohët e fundit, duke fituar tre nga katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e parë (një humbje): Fitoret erdhën kundër Arsenalit në 2015/16 (2-1), Atalanta Bergamo në 2019/20 (4-0) dhe Çelsi në 2022/23 (1-0).

KANE, NË NDJEKJE TË RUNIT – Herri Kejn ka zëvendësuar prej kohësh paraardhësin e tij në linjën sulmuese të “Tre Luanëve”, Ujen Runi, si golashënuesi rekord i Anglisë. Tani ai gjithashtu mund ta zëvendësojë atë si anglezi më pjellor në Ligën e Kampioneve. Runi ka shënuar 30 gola në këtë kompeticion në karrierën e tij, ndërsa sulmuesi i Bajern aktualisht ka 29.

MYLER, “I PËRJETSHËM” – Nga të gjithë lojtarët aktualisht aktivë në Europë, Tomas Myler, është futbollisti me më shumë paraqitje në Champions. Ai i ka bërë 151 prezenca me fanellën e bavarezëve, vetëm legjenda e Barcelonës, Ksavi ka bërë kaq shumë takime për të njëjtin klub në ligën më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"