Postuar: Nëntor 5, 2024 | 11:55
Arbitra të FIFA-s, ja kujt i besohet kryendeshja Besa-Flamurtari në Kategorinë e Parë
Faza e parë e Kategorisë së Parë për sezonin 2024-2025 mbyllet me kryendeshjen Besa-Flamurtari.Ky takim do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës. Duke ditur rëndësinë e takimit, sektori i garave në FSHF e ka vlerësuar maksimalisht sfidën dhe ka vendosur arbitra me stemën e FIFA-s për të vendosur drejtësinë.
Kryesor i këtij takimi është Enea Jorgji i kolegjiumit të Elbasanit, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Denis Rexha nga kryeqyteti dhe Ridiger Çokaj nga Lezha.
Laver Alla do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa në dhomën VAR do të jenë Olsid Feratj dhe Emanuela Rusta. Shpresohet që gjykimi të mos bëhet faktor në këtë kryendeshje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"