“Arbitri ishte tendencioz, nuk pres më shumë nga Cjapi”, Edi Martini i pakënaqur me barazimin: Meritonim fitoren ndaj Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2024 | 19:20

“Arbitri ishte tendencioz, nuk pres më shumë nga Cjapi”, Edi Martini i pakënaqur me barazimin: Meritonim fitoren ndaj Elbasanit

Teuta dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në javën e 11-të të Superiores. Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll me rezultatin 0 me 0.

bandicam 2024-10-31 19-17-33-215

Pas ndeshjes foli trajneri Edi Martini, që ndër të tjera përmendi arbitrin Cjapi si tendencioz.

“Në radhë të parë dua të komplimentoj djemtë se luan me agresivitet. Në rastet e humbura duhet të jemi shumë të kujdesshëm, kishim shumë raste sidomos në të parën, kur nuk shfrytëzon mund ta pësosh si në fund. Jam i pakënaqur me Cjapin, çdo dylyftim i ekipit tonë ishte faull kundra. Në çdo moment tendencioz, sot nuk mund të jepte gjë tjetër se është VAR, dhe goli që u anulua ishte nga VAR, nuk pres më shumë nga Cjapi.

Elbasani është ekip që del shumë gradualisht, po ta presosh lart në mënyrën e duhur, është ekip pastaj që luan vetëm me topat e gjatë. E kishim menduar ta bëjmë presimin shumë lart. Djemtë e përballuan mirë, kisha frikë të mos kesh Danielin dhe Kotobellin, dy qendra, pra isha i kushtëzuar.

Humbja me Bylisin ndodh një herë, kur komplet ekipi del nga detyra. Dhe kushtet e fushës ishin maksimalisht të këqija, kemi punuar të rrisim gjendjen morale. Unë i njoh këto djem, nuk ishin si ato në Ballsh, prisja të fitoja me thënë të drejtën se e meritonin dhe gjatë javës dhe si kanë reaguar, kisha besim që do të reagonin dhe do ta fitonim ndeshjen”, u shpreh Martini për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"