“Arena Egnatia”, nis puna për ndërtimin e tribunës “Rafael Duamena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 18:00

“Arena Egnatia”, nis puna për ndërtimin e tribunës “Rafael Duamena”

Sezoni i ri pritet me zhvillime të reja tek Egnatia. Në ambientet e stadiumit “Arena Egnatia” ka nisur puna për të ndërtuar tribunën përballë. Punimet kanë nisur ditën e djeshme dhe priten të mbarojnë para fillimit të sezonit.

4260304123206bf1c0cd4ff753d03f2c

Starti konsiston me heqjen e rrethimit metalik dhe shkatërrimin e pjesës së betonuar, për t’i hapur rrugë nisjes së ndërtimit të tribunës. Vetë presidenti Agim Demrozi ka pohuar se kjo tribunë e re do të mbajë emrin e të ndjerit Rafael Duamema. Po ashtu në stadium do të instalohet sistem ndriçimi për të mundësuar zhvillimin e ndeshjeve në mbrëmje. Presidenti Agim Demrozi ka gati edhe projektin për të ndërtuar një kompleks stërvitor modern. Mbetet për tu përcaktuar vendi, ku si prioritet shihen zonat bregdetare afër qytetit të Rrogozhinës.

Pritet të përcaktohet një vend mes Divjakës apo Vilë-Bashtovës dhe menjëherë më pas do të fillojë puna për kompleksin e ri sportiv, i cili do t’i vijë në ndihmë grupmoshave dhe ekipit të parë. Aktualisht, ekipi i parë stërvitet në fushën e ndërtuar në fshatin Lekaj, një investim i presidentit Demrozi, i cili tashmë kërkon edhe të rrisë nivelin e akademisë dhe të afrojë fëmijët e qyteteve përreth.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"