“Argëtohem në stërvitje me të rinjtë”, Mbape: Luaj kudo
Kilië Mbape i ka dhënë fund “thatësirës” prej katër ndeshjesh, duke shënuar kundër Leganesit një nga tri golat e suksesit të Realit. Ndoshta ka qenë dhe ndryshimi i pozicionit të tij në fushë, që ka sjellë dhe zhbllokimin e francezit, që ka komentuar suksesin e “Los Blancos” në kamerat e “realmadrid TV”.
“Ishte një ndeshje e mirë për ne. Jam i kënaqur edhe me paraqitjen time. Mund të luaj në të gjitha pozicionet, sot ishte ndryshe dhe herën tjetër mund të luaj përsëri në një pozicionin tjetër. Unë jam gati. Është historia e karrierës sime, luaj djathtas, majtas, qendër, nuk më intereson. Dua të luaj mirë, të ndihmoj ekipin dhe të shënoj shumë gola”, tha ai në “Realmadrid TV”. Mbape theksoi se ishte pozitive për të që nuk u grumbullua me Francën, por qëndroi në Madrid duke punuar për të kapur formën e plotë.
“Ishte shumë mirë për mua që u stërvita me djemtë nga akademia. Shumë prej tyre nuk i kam njohur dhe kanë shumë cilësi. Unë jam fizikisht mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar ekipin”, tha ai. Veç të tjerave, francezi vuri në dukje rëndësinë e fitores së ekipit të tij kundër Leganes pas barazimit të Barcelonës. “Ishim në Leganes për të fituar.
E dinim rëndësinë e ndeshjes. Ne duhej të fitonim pas barazimit të Barcelonës. Ne e nisëm mirë, me një ritëm të mirë, duke pasur topin, duke luajtur mirë… Goli i parë ishte shumë i rëndësishëm”, tha ai. Mbape vlerësoi edhe Fede Valverden, i cili për herë të parë luajtur si kapiten i Madridit. “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Njerëzit nuk flasin shumë për të, por ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka fituar shumë tituj këtu dhe shpresoj që të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Mbape.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"