Postuar: Korrik 21, 2024 | 19:55
Arrihet akordi, Junajtid rrëmben edhe mesfushorin e PSG-së
Rekordmenët e Anglisë Mançester Junajtid thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte të PSG-së. Raportimi vjen nga gazetari italian, Fabricio Romano, i cili pretendon se uruguaiani është në prag të bashkimit me “Djajtë e Kuq”. Ai shkroi në “X”:
“Mançester Junajtid ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte. Të diskutuara kushtet e kontratës, lojtari i etur për të kaluar te anglezët edhe pse pa prezencën në Champions”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"