Arrihet akordi, Marsial bëhet shok skuadre me titullarin e Kombëtares shqiptare  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:55

Arrihet akordi, Marsial bëhet shok skuadre me titullarin e Kombëtares shqiptare  

Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Antoni Marsial do të vijojë karrierë te AEK-u i Athinës, ku do të jetë shok skuadre me Thomas Strakoshën.  

marsial

Sipas gazetarit Mateo Moreto, Marsial është pajtuar verbalisht që të transferohet në Greqi, duke i dhënë kështu prioritet qëndrimit në Europë. 

Me afrimin e sulmuesit francez, duket se AEK-u do të jetë një ndër skuadrat pretendente këtë sezon për të fituar titullin në Greqi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"