Arrihet akordi për rrogën, Teo Hernandez do firmosë për tri vite me Milanin
Milani po shijon disa ditë të lumtura pasi suksesi në Superkupën e Italisë, në finale përballë Inter, ka ndryshuar totalisht ambientin. Të gjithë shpresojnë se “Djalli” mund të rikthehet në garë, të paktën për të kapur në vend në Champions-in e vitit të ardhshëm.
Tani gjërat duken të stabilizuara e kjo po reflektohet edhe te disa titullarë si Teo Hernandez. Francezi zhvilloi një super turne në Riad, realizoi një gol dhe dhuroi një asist, ndërsa sipas mediave italiane ai në këto ditë do të hedhë edhe firmën mbi kontratën e re që do të zgjasë deri në vitin 2028.
Palët kanë gjetur një akord total edhe në aspektin ekonomik pasi i kanë ofruar 6-6,5 milionë euro pagë sezonale duke e shndërruar në lojtarin e dytë më të paguar te kuqezinjtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"