Arteta i fiksuar pas Sanesë, tentohet rikthimi në Angli
Një lëvizje e Leroi Sane nga Bajerni këtë verë ishte shumë e pamundur përpara Kampionatit Europain. Me Arsenalin tashmë në skenë ka dalë një i interesimi i kahershëm. Sipas informacioneve të “Sky”, nënkampioni i Premier Ligës po monitoron nga afër situatën e Sanesë.
Një kërkesë nga Londra thuhet se është marrë tashmë. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, në veçanti mund të luajë një rol kyç në një lëvizje të mundshme. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin nga koha e tyre së bashku në Manchester Siti, kur Arteta luante rolin e asistentit të Pep Guardiolës. Gazetari i “Sky”, Florian Pletenberg, e përshkroi marrëdhënien mes të dyve si një miqësi e fortë.
Megjithatë, kohët e fundit u raportua se Sane është vetëm plani B i Arsenalit, mbrapa yllit të Kampionatit Europian, Niko Uilliams. Pas operacionit në ije, Leroi u kthye në terrenin stërvitor të “Sabener Strase” për herë të parë të hënën, ku përfundoi një seancë vrapimi. Tendenca aktuale është se 28-vjeçari nuk do të lëvizë këtë verë dhe do të vazhdojë kontratën e tij në Mynih, e cila është e vlefshme deri në vitin 2025.
Drejtori sportiv Maks Eberl dhe trajneri Vinsent Kompany kanë plane të afatgjatë për sulmuesin anësor dhe dëshirojnë ta mbajnë atë. Ashtu si Joshua Kimish, Sane do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e pagës së tij në rast të zgjatjes së kontratës. Por kjo nuk duket të jetë problem për të. Së fundmi ka theksuar disa herë se ndihet rehat në Mynih dhe se dëshiron të qëndrojë.
Vlera e Leroi Sane sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” rezulton 70 milionë euro, kuotë e konsiderueshme. Në Kampionatin Europian ai nuk mundi të merrte rol protagonisti, kjo edhe për shkak të konkurrencës për detyrën e titullarit me Florian Virc.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"