Asnjë minutë deri tani tek Egnatia, momenti i Bakajokos mund të vijë kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2024 | 11:30

Asnjë minutë deri tani tek Egnatia, momenti i Bakajokos mund të vijë kundër Teutës

Periudha e ndërprerjes së kampionatit për shkak të impenjimeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve i ka shërbyer më shumë Egnatias, që ka pasur disa lojtarë me probleme fizike.-640-0-img-2691-901Trajneri Tetova ka mundësi që për dy javët deri në ndeshjen e radhës me Teutën të rikuperojë ndonjërin prej tyre, për më tepër që do të ketë mungesa të rëndësishme, siç janë kapiteni Malota dhe Aleksi, të dy të skualifikuar për shkak kartonësh. Mbrojtja mbetet problemi kryesor për momentin te kampionët në fuqi, duke ditur edhe dëmtimin e Xhemajlit, apo edhe të Fangajt, me këtë të fundit që pritet të kthehet në fundjavë kundër durrsakëve. Egnatias i ka munguar këto ditë edhe mbrojtësi Azer, Zamiq Alijev, i cili është grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij.

BAKAJOKO – Ndeshja e radhës me Teutën mund të jetë më në fund shansi për të parë në fushë sulmuesin Bakajoko tek Egnatia. Lojtari i blerë nga klubi rrogozhinas për të qenë lojtari kryesor i sulmit, pas lëvizjeve që u bënë në verë, u dëmtua që në ndeshjet europiane dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat. Javët e fundit ai ka qenë në protokollin e ndeshjeve, por trajneri Edlir Tetova, ndoshta duke mos dashur të rrezikojë, nuk e ka aktivizuar as si zëvendësues.

Durrsaku i stolit rrogozhinas ka preferuar t’i japë minuta të riut Jahaja. Me këtë periudhë dyjavore 22-vjeçari mund të jetë 100% gati dhe mund të luajë në dyshen e repartit të avancuar bashkë me Vuthajn ose Xhoel, apo edhe i vetëm. Fusha e blertë do të tregojë më pas, nëse Bakajoko është vërtet ai lojtari që mund të udhëheqë sulmin e kampionëve në fuqi apo jo. Në ndeshjen e fundit me Skënderbeut tek Egnatia u rikthye edhe sulmuesi Redi Kasa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"