Atleti Erzen Zyberaj vrapon nga Prishtina në Tiranë për 28 Nëntor
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se atleti Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë për nder të 28 Nëntorit. Rama është shprehur se i ka uruar rrugëtim të mbarë këtij atleti.
“Vrapim për Flamurin Kombëtar! I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar”.
“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"