Atletika e paregjistruar në gjykatë, presidenti i federatës: Vetëm futbolli nuk kishte probleme, është diçka burokratike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2024 | 22:54

Atletika e paregjistruar në gjykatë, presidenti i federatës: Vetëm futbolli nuk kishte probleme, është diçka burokratike

Në mesin e sezonit të kaluar Taulant Stërmasi mori drejtimin e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke u zgjedhur president në zgjedhjet e parakohshme të FSHA-së. Pas disa muajve në drejtim të federatës, Stërmasi ka bërë bilancin në një intervistë për “Panorama Sport” ku ka folur edhe për një çështje shumë delikate.

stermasi

Aktualisht, Federata e Atletikës nuk është e regjistruar në gjykatë, një ngërç që vjen pas ndryshimeve ligjore dhe për të cilin Stërmasi ka shpjeguar se pret të gjejë zgjidhje me kalimin e kohës.

“Kjo në fakt është një histori e gjatë me të gjitha federatat në gjykatë. Pas ndryshimit të ligjit dhe detyrimit të klubeve për të kaluar në shoqata ka qenë një proces shumë i ngadaltë me çfarë shikoj sot, pasi deri dje kam qenë i pozicionuar në një pozicion tjetër. Administrata e kaluar ka qenë më pak e kujdesshme për ti kaluar klubet në shoqata, ndërsa ligji thotë specifikisht që anëtarë duhet të jenë vetëm shoqatat.

Kjo është edhe arsyeja që gjatë asamblesë së fundit, ku edhe ju ishit të pranishëm, i është kërkuar të gjithë anëtarëve që të kalojnë në shoqata. Nga takimi që kam pasur me gjyqtarin që merret me OJF-të, pra me shoqatat, më ka thënë që përveç Federatës së Futbollit të gjitha federatat e tjera kanë pasur ndonjë problem të vogël për procesin e kalimit të klubeve në shoqata. Është diçka burokratike, ndërsa e theksuam edhe në asamble për ta zgjidhur”, shpjegoi Stërmasi.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"