ATLETIKË/ Luiza Gega merr medalje të artë në Serbi, bëhet sportistja e parë shqiptare që shkon në “Lojërat Olimpike Paris 2024”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 23:49

ATLETIKË/ Luiza Gega merr medalje të artë në Serbi, bëhet sportistja e parë shqiptare që shkon në “Lojërat Olimpike Paris 2024”

Luiza Gega ka regjistruar një tjetër rekord teksa është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Collage Maker-22-Jul-2023-01-55-PM-2942

Atletja ka triumfuar në disiplinën 3000m/p me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës. Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar super kohë pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes.

Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.

6458cd2c-d67a-4316-ac25-46c862460300

Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza). Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik., teksa marrin pjesë gjithsej 20 shtete. Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"