ATLETIKË/ Stërmasi: Luiza Gega në formë shumë të mirë, në Olimpiadë për rekord kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2024 | 12:40

ATLETIKË/ Stërmasi: Luiza Gega në formë shumë të mirë, në Olimpiadë për rekord kombëtar

Ekipi Olimpik i Shqipërisë në “Paris 2024” është kompletuar ditën e djeshme me mbërritjen edhe të pjesës së fundit të grupit, teksa në Francë ka zbarkuar delegacioni i atletikës, Luiza Gega dhe Franko Burraj, të shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi.taulant stermasiGega është edhe një nga sportistet me pritshmëritë më të mëdha të Shqipërisë në “Paris 2024”, me kampionen kuqezi që do të shënojë pjesëmarrjen e saj të tretë në Lojërat Olimpike. Stërmasi u shfaq optimist gjatë nisjes për në Francë, duke theksuar formën e mirë të Luizës. “Shpresa jonë e madhe është Luiza Gega. Është investuar fort që prej shumë vitesh që Luiza të jetë në këtë formë. Sezoni nuk filloi mirë për shumë arsye, duke nisur që nga ato klimaterike, prej virozash që në Shqipëri kanë qenë fatkeqësisht.

Por tani ka kaluar një periudhë shumë të mirë me dy muaj stërvitje në temperatura perfekte klimaterike dhe sigurisht stërvitje në lartësi. Luiza ka bërë 2-3 stërvitjet e fundit testuese, që kanë qenë dy në Korçë dhe një në Tiranë për të parë se si do të ndihet në ultësirë. Jam shumë i kënaqur me performancën, pasi ka qenë një nga katër stërvitjet më të mirë që Luiza ka bërë ndonjëherë”, shprehet Stërmasi, i cili deklaron thyerjen e rekordit kombëtar si objektiv në Lojërat Olimpike: “Pritshmëritë e mia janë për rekord kombëtar, pra kur themi rekord kombëtar, shkojmë për të arritur kohën më të mirë që Luiza ka bërë ndonjëherë”, përfundoi kreu i FSHA-së, njëkohësisht edhe trajner Gegës. Luiza, e cila shkon më normë në “Paris 2024”, do të garojë më datë 4 gusht, në orën 10:15, në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"