Aventura e dytë në krye të Tiranës, njihuni me statistikat e Julian Ahmatajt
Aventura numër 2 e Julian Ahmatajt është shumë më e mirë se aventura e parë e tij si bardheblu.
Në këtë herë të dytë, Ahmataj ka arritur të jetë në stol për 19 takime. Një në Kupën e Shqipërisë dhe 18 në kampionat. Veç fitores në Kupë ndaj Korabit, Tirana e Ahmataj grumbulluan 24 pikë në 18 ndeshje dhe golaverazh 32-27.
Një mesatare prej 1.33 pikësh për takim. Ahmataj ka marrë gjashtë fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje. Asnjë derbi me Partizanin të fituar nga tre të luajtur. Paraardhësi i tij kishte grumbulluar 10 pikë në gjashtë takime dhe u shkarkua.
Në aventurën e parë, Ahmataj me Tirana qëndroi në pesë takime, grumbulluar pesë pikë dhe me 1 fitore, dy humbje e dy barazime.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"