Aventurë e re e papritur për Balotelin, “SuperMario” është pranë debutimit në futbollin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 18:20

Aventurë e re e papritur për Balotelin, “SuperMario” është pranë debutimit në futbollin spanjoll

Mario Baloteli po bëhet gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij të pasur me lëvizje shpeshherë të bujshme e të papritura. Sulmuesi i cili refuzoi disa oferta të mira në Europë pasi shpresonte të kthehej në fundin e karrierës në Serinë A, duket se ka vendosur të transferohet në Spanjë.

baloteli

Sipas “Cadena Cope”, futbollisti italian është pranë firmës me Intersiti FC, një klub i cili gjendet në kategorinë e tretë spanjolle e për të cilin ky do të ishte transferimi më i bujshëm në historinë e tij. Klubi i qytetit të Alikantes ka bërë lëvizje për të siguruar firmën me lojtarin, duke i ofruar një kontratë njëvjeçare, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion.

Për të bërë vend për 34-vjeçarin Baloteli, Intersiti duhet të largojë nga ekipi një nga dy lojtarët që klasifikohen “senior” në kategorinë e tretë spanjolle. Por afrimi i tij shpresohet që të ndryshojë fatet e klubit, i cili e ka nisur keq sezonin me vetëm 6 pikë të siguruar deri tani dhe pozicionimin në pjesën e ulët të tabelës në Grupin II.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"