Axhenda e skuadrave shqiptare që mbetën në Europë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve të para në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 22:11

Axhenda e skuadrave shqiptare që mbetën në Europë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve të para në Ligën e Konferencës

Skuadrat shqiptare do të vazhdojnë tashmë rrugëtimin e tyre ndërkombëtar vetëm në Ligën e Konferencës, pasi i kanë dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Por gjithsesi, sfidat e ekipeve që kanë mbetur në garë, do të jenë të shtrira në të tre ditët e mesjavës futbollistike europiane, sa u përket ndeshjeve të turit të dytë të Ligës së Konferencës, ku marrin pjesë.

egnatia partizani

Sipas kalendarit të publikuar nga UEFA, Ballkani do të luajë ndeshjen e vet të parë të martën, ndërsa Struga dhe Deçiçi do të zbresin në fushë të mërkurën.

Partizani është skuadra e parë që luan të enjten, me ndeshjen në Gjeorgji që fillon në orën 18:00, ndërsa Egnatia luan në orën 20:45 takimin në transfertë ndaj Vikingur. Llapi në orën 19:00 dhe Drita në orën 21:15 do të plotësojnë skuadrat shqiptare që kanë mbetur në garë në kompeticionet europiane.

KALENDARI I NDESHJEVE

Të martën, 23 korrik
Ballkani-Hamrun Spartans ora 18:00

Të mërkurën, 24 korrik
Struga-Pjunik ora 17:00
Dinamo Batumi-Deçiç Tuz ora 19:00

Të enjten, 25 korrik
Iberia 1999 Tbilisi-Partizani ora 18:00
Brondbi-Llapi 19:00
Vikingur Reikjavik-Egnatia ora 20:45
Breidablik-Drita Gjilan 21:15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"