Axhenda e Superiores/ Luhet në fundjave, ja 5 duelet e javës së tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 23:07

Axhenda e Superiores/ Luhet në fundjave, ja 5 duelet e javës së tretë

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish në fushë këtë fundjave, ku janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet e javës së tretë, që do të ngrejë siparin ditën e shtunë me sfidën Laçi-Bylis që do të startojë në orën 17:00. 

Superiore

Për të vijuar më pas me 2 duele tepër interesante. Në orën 20:00 do të luhen paralelisht Skënderbeu-Vllaznia dhe Teuta-Partizani. 

Java e tretë e Superiores, do të mbyllet ditën e diel me 2 sfidat, Tirana-Egnatia që starton në orën 17:00 dhe Dinamo-Elbasani në orën 20:00. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"